“Suksesi i një mashkulli varet shumë nga lloji i femrës që zgjedh të ketë në jetën e tij”

Filma

“Suksesi i një mashkulli varet shumë nga lloji i femrës që zgjedh të ketë në jetën e tij”

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 07:17
Peaky Blinders

Është një ndër serialet më të bukur që unë ua sugjeroj të gjithë atyre që më kërkojnë sugjerime për filma.

Fillimi i sezonit të parë duket paksa i mërzitshëm, por pastaj shndërrohet komplet në një serial dinamik dhe interesant. Nëse keni një abonim në Netflix, duhet padyshim ta shihni serialin “Peaky Blinders”, pasi realisht keni shumë për të mësuar në fund të tij.

Nëse nuk e keni, mos u mërzisni, ka plot faqe shqiptare që e kanë përkthyer dhe titruar këtë serial (ndoshta jo me cilësinë e Netflixit, por të paktën do e shihni pa shpenzuar).

Fakti që na ka bërë përshtypje, na nxiti të sjellim në këtë material disa nga thëniet më tëbukura nga ky serial. Shpresojmë t’ju pëlqejnë.

“Në fund, ajo që mësova në jetë ishte si të isha i fortë vetëm”.

“Mund ta ndryshosh çfarë bën, por nuk mund ta ndryshosh çfarë do”.

“Suksesi i një mashkulli varet shumë nga lloji i femrës që zgjedh të ketë në jetën e tij”.

“Shija e mirë është për njerëzit që nuk mund të blejnë safirë”.

“Inteligjenca është një gjë shumë e vlefshme, miku im. Dhe zakonisht, vjen shumë vonë“.

“Bindja prezanton emocionin, i cili është armiku i oratorisë”.

“Unë jam vetëm një shembull ekstrem i asaj që mund të arrijë një njeri që punon fort”.

“Unë mendoj, Arthur. Kjo është ajo që unë bëj. Unë mendoj. Në mënyrë që të mos mendosh ti“.

“Të gjithë janë k***a, Grace. Ne thjesht shesim pjesë të ndryshme të vetes sonë”.

“Burrat nuk e kanë inteligjencën strategjike për të zhvilluar një luftë midis familjeve. Burrat janë më pak të aftë në ruajtjen e sekreteve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat