Filmi “Sofra e varrit” me skenar të Mentor Zymberajt, fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër

Filma

Filmi “Sofra e varrit” me skenar të Mentor Zymberajt, fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:35
Mentor Zymberaj

Çmimi i madh nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Londër LINK INTERNATIONAL FILM FESTIVAL, ku filmi SOFRA E VARRIT ( THE TABLE OF GRAVE) në skenar të Mentor Zymberajt dhe në regji te Mirak Zymberaj fiton Çmimin Kryesor te Festivalit - THE BEST EAST EUROPE SHORT FILM në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare.

Ky sukses u arrit menjëherë pas tri Çmimeve Kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron” ku filmi SOFRA E VARRIT fiton Çmimin- Filmi më i mirë i Festivalit

Çmimin- Aktori me i mire i Festivalit- Mentor Zymberaj

Çmimin- Fotografia më e mire e Filmit - Bujar Zeqiri

Deri me tani filmi vetëm gjatë këtij viti mori pjese ne 25 Festivale Ndërkombëtare të Filmit anë e kënd botes duke u nominuar dhe fituar shume Çmime të rëndësishme për filmin po njëherit edhe për filmin kosovar dhe atë gjithësh shqiptar.

Filmi trajton heroizmin, sakrificën e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë duke u mbrojtur dhe duke luftuar për njëri tjetrin ndaj një krimi të paparë të aparteidit të regjimit serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë në vitin 1999.

Historia duhet të shënohet, të mos harrohet, dhe të mos përsëritet!

Ky film flet për një popull të lashte, fisnik, ta pa- përulur, krenar dhe që din të bëjë sakrifica të larta për më të shenjtën e vlerave te tij.

Andaj është edhe një sukses i madh i filmit i cili pasqyron dhe prezanton këto vlera, po njëherit edhe shume plagë të rënda të popullit!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat