Qendërmbrojtësi i Crystal Palace ishte ndjekur nga klubi katalanas

Fitnes

Qendërmbrojtësi i Crystal Palace ishte ndjekur nga klubi katalanas

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 10:22
Marc Guéhi

Interesi i FC Barcelonës për Marc Guéhi është zbehur ndjeshëm.

Qendërmbrojtësi i Crystal Palace ishte ndjekur nga klubi katalanas dhe ishin zhvilluar edhe kontakte me agjentët e tij, por dallimet e mëdha financiare kanë bërë që negociatat të ftohen.

Prej javësh nuk ka pasur komunikim mes palëve, ndërsa klube si Liverpool dhe Bayern Mynih janë shumë më aktive dhe në avantazh për firmën e mbrojtësit anglez, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Barcelona, nga ana e saj, po shikon alternativa të tjera për verën, me fokus te një mbrojtës qendror “top”, duke lënë gjithnjë e më në plan të dytë pistën Guéhi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat