E shtunë, 20 prill 2024
  • Lejleku i bardhë dhe i zi, kujdesi për të vegjlit

    Arian Mavriqi ka realizuar disa foto të foleve të lejlekëve ne foletë e tyre. Ai ka sjellë pamje se si ata arrijnë të ushqejnë të vegjëlit e tyre. 

    "Dy foto te realizuara nga unë, njëra lart Lejleku i bardhë (Ciconia ciconia), i cili folenizon dhe jeton me faktorin njeri dhe foleja e tij bazën kryesore në fole i ka mbeturinat të servuara nga ne!

    Foto poshtë është Lejleku i zi (Ciconia nigra), i cili folenizon brenda në pyll dhe jeton e ushqehet kryesisht i frikësuar nga faktori njeri dhe është shumë më i ndishëm, ndërsa foleja e tij është shumë më e pastër dhe pa mbeturina.

    Pra, këta jemi ne!", shkruan ai.