Gjobë dhe pezullim

Futboll

Gjobë dhe pezullim

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:07
Kur Kumbulla ndëshkohet me karton të kuq

Gjykatësi sportiv i Serie A ka marrë vendimet pas ngjarjeve që ndodhën në fushë, në mbyllje të javës së 26-të.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Roma, Marash Kumbulla, protagonist me një karton të kuq, është dënuar me dy ndeshje pezullim.

Goditja me shkelm që Kumbulla i dha kundërshtarit (sulmuesi i Sassuolo, Berardi) është konsideruar e qëllimshme nga gjyqtari. Për pasojë, mbrojtësi kuqezi është pezulluar me dy ndeshje.

Përvec kësaj, Kumbullua është dënuar edhe me 5 mijë euro gjobë.

Mbrojtësi i Roma do të mungojë kështu në dy ndeshjet e radhës në Serie A.

Edhe Milan do të ketë një mungesë të rëndësishme, sulmuesin Olivier Giroud, pezulluar një ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat