Befasi nga De la Fuente

Futboll

Befasi nga De la Fuente

Më: 19 mars 2023 Në ora: 13:45
De la Fuente

Trajneri i ri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e marsit kundër Norvegjisë dhe Skocisë.

Në Spanjë e kanë cilësuar një revolucion të vërtetë listën e De la Fuentes, teksa ai duket se ka shkëputur lidhjet me të kaluarën “made in Luis Enrike”.

Disa për shkak të dëmtimeve dhe një pjesë për zgjedhje teknike, De La Fuente ka lënë jashtë kombëtares 15 lojtarë që ishin pjesë e Spanjës në kampionatin botëror në Katar.

Për t’u theksuar është kthimi pas pesë vjetësh në kombëtare i mbrojtësit të Realit, Naço Fernandez, ndërsa një kthim tjetër është ai i sulmuesit të Selta Vigos, Iago Aspas.

Nga lojtarët që ishin në Katar janë lënë jashtë: Unai Simon (i dëmtuar), Azpilikueta (i dëmtuar), Erik Garsia, Gijamon, Pau Torres, Zhordi Alba, Buskets (i tërhequr nga kombëtarja), Soler, Jorente, Koke, Ferran Torres, Jeremi, Asensio, Sarabia dhe Ansu Fati. Lista e re e De la Fuentes nuk ka dominim të një skuadre, teksa bie në sy se klubet më të përfaqësuar janë Reali, Barcelona dhe Sociedadi me nga 3 lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat