Uzuni lë pas Lewandowskin

Futboll

Uzuni lë pas Lewandowskin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:50
Myrto Uzuni

Ka ardhur koha që kombëtarja shqiptare të ketë në radhët e saj të sulmit një sulmues pjellor që të konsiderohet si një “bomber” i vërtetë.

Myrto Uzuni thirret nga Sylvinho për ndeshjen kualifikuese ndaj Polonisë, dhe sulmuesi futet në seancën stërvitore me 20 gola dhe 4 asistime në Ligën e dytë të Spanjës.

Edhe pse luan në La Liga 2, shifrat e Myrto Uzunit e vendosin në top listën e golashënuesve më të mirë në Evropë.

Në 29 ndeshje të luajtura, sulmuesi i kombëtares tonë ka shënuar 20 gola.

Mesatarja e tij është 0,63 gola për ndeshje, duke lënë pas edhe bomberin polak të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Polaku ka realizuar 15 gola në La Liga dhe ka një mesatare prej 0,6 gola për ndeshje.

Në krye të kësaj liste është Haaland me 1,04 gola për ndeshje, i ndjekur nga Osimhen me 0,73, në vendin e tretë Mbappe me 0,7 gola për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat