Ylli i Arsenalit e humb pjesën e mbetur të sezonit

Futboll

Ylli i Arsenalit e humb pjesën e mbetur të sezonit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 18:41
Arsenal

Pas zëvendësimit gjatë ndeshjes kundër Sporting Lisbonës në kuadër të Ligës së Evropës, testet mjekësore treguan se lëndimi i Takehiro Tomiyasut ishte më serioz nga se mendohej.

Tomiyasu pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të majtë, dhe si pasojë e tij iu nënshtrua edhe operimit.

Tani, përmes një komunikate zyrtare klubi i Arsenalit e ka konfirmuar se operimi i Tomiyasut ka përfunduar me sukses, dhe se mbrojtësi i krahut do të humb pjesën e mbetur të sezonit.

“Tomi ka pasur një operim të suksesshëm në Londër sot, dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Të gjithë në klub do të punojnë shumë me Tomin, që ai t’i bashkohet skuadrës në stërvitjet parasezonale, para sezonit të ardhshëm 2023/24”, shkruante në komunikatën e Arsenalit.

Tomiyasu këtë sezon ka arritur të bëjë 32 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, duke regjistruar dy asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat