Në Spanjë e quajnë magjistari!

Futboll

Në Spanjë e quajnë magjistari!

Më: 22 mars 2023 Në ora: 19:09
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë fantastike në Spanjë.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë 20 gola në La Liga 2.

Këtë moment ideal që po kalon në kampionat, te Shqipëria presin që Uzuni ta tregojë veten edhe me fanellën e kuqezinjëve.

Ndërkohë në Spanjë e quajnë Uzunin si një magjistar.

Në faqen zyrtare të La Liga Smart Bank, Myrto është një prej tre kandidatëve të cilët janë të nominuar për lojtarin e muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat