Bayerni shkarkon trajnerin

Futboll

Bayerni shkarkon trajnerin

Më: 23 mars 2023 Në ora: 23:15
Tuchel e Nagelsmann

Zhvillim i papritur te Bayerni i Mynihut.

Sipas “Bild”, klubi bavarez ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann me efekt të menjëhershëm.

Ai nuk do të jetë në krye kur skuadra të përballet me Borussian e Dortmundit pas ndeshjeve të kombëtareve. Thomas Tuchel është favorit për ta zëvendësuar.

I raportuar për herë të parë nga gazetari italian, Fabrizio Romano, ky lajm ka zënë në befasi të gjithë fansat e kampionëve të Gjermanisë.

Nuk kishte indikacione që sugjeronin se Nagelsmann ishte duke u larguar.

Thomas Tuchel tashmë është në bisedime për t’u bërë trajneri i ri i Bayernit. Kjo ishte e gjitha në raportin fillestar të Fabrizios dhe po vërtetohet nga mediet në të gjithë Gjermaninë.

Pyetja që shtrohet tani ëstë pse po ndodh tani? Nëse Bayerni do të kishte humbur ndaj PSG-së, atëherë ndoshta do të kishte kuptim.

Shkarkimi i Nagelsmannit duket shumë i çuditshëm. Ndoshta diçka e rëndë ka ndodhur në prapaskenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat