Këtë do të mbajë në shiritin e kapitenit Granit Xhaka në Serbi

Futboll

Këtë do të mbajë në shiritin e kapitenit Granit Xhaka në Serbi

Nga: K. Goca Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:15
Granit Xhaka

Pas diskutimeve të nxehta në Kampionatin Botëror që u mbajt në Katar për shiritin e kapitenit të ‘One Love’, Granit Xhaka do të mbajë sërish shiritin tradicional të shtunën në Novi Sad. 

Përveç kryqit zviceran, në pëlhurë janë të shtypura edhe datat e lojës.

Ndeshja e së shtunës do të luhet në stadiumin “Karagjorgje” të Novi Sadit, shtëpia e klubit të futbollit Vojvodina. 

Stadiumi, me shtegun e atletikës, është ndërtuar në vitin 1924. 

Megjithatë,  fusha nuk thuhet të jetë në gjendjen më të mirë.

Problemi nuk është siguria, por fusha, thotë një zyrtar serb i UEFA-s me buzëqeshje për mediumin zviceran “Blick”.

“Amdouni për Shaqirin?

Xherdan Shaqiri mungon kundër Bjellorusisë dhe Izraelit për shkak të lëndimit.

Kush do të zëvendësojë lojtarin e kombëtares zvicerane që ka veshur 112 herë fanellën e saj?

Fabian Rieder? Renato Steffen apo Zeki Amdouni? Nëse shkoni me numrin e fanellës, do të ishte Amdouni. Sulmuesi i Baselit ka veshur 23-shin e Shaqirit”, shkruan mes të tjera “Blick”. 

Ndeshja e së shtunës do të zhvillohet pa tifozë, gjë që të kujton pandeminë e korona virusit, kur ndeshje të ndryshme luheshin përballë ulëseve bosh. Megjithatë, yjet e Zvicrës nuk kanë asnjë problem motivimi. Silvan Widmer thotë: “Është një ndeshje ndërkombëtare dhe një lojë kualifikuese për Kampionatin Evropian. Jemi të motivuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat