Legjenda polake i ashpër para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Legjenda polake i ashpër para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:41
Grzegorz Lato

Polonia humbi dje në mbrëmje me rezultatin 3-1 ndaj Çekisë në ndeshjen e parë të grupe për kualifikueset e Euro 2024.

Grzegorz Lato, ish-lojtari i njohur i kombëtares polake i cili ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës së vitit 1974, bëri një analizë pas humbjes së djeshme dhe nuk është kursyer fare me komentet e tij.

“Çekët na befasuan me një gjë, agresivitetin që në minutën e parë. Në sekondën e 30-të shënuan golin e parë, më pak se dy minuta më vonë të dytin.

Në atë moment, u dorëzuam.

Duke parë të gjithë ndeshjen, ata ishin 3-0 dhe ne nuk mund të zgjidhnim një situatë. Ne shënuam një gol dhe ishte krejt rastësor. Ne duhet të reflektojmë. Duhet të zgjedhim luftëtarët që duan të luftojnë dhe të japin gjithçka.

Nëse nuk vraponi, nëse mbrojtësit nuk shtrihen si ata çekë, që luanin pa u ndalur, është e vështirë t’ia dalësh mbanë. Trajnerët nuk luajnë. Ne mund të marrim trajnerin më të mirë në botë dhe asgjë nuk do të vijë nga kjo.

Ose kemi interpretues, lojtarë që duan të bëjnë diçka, ose lojtarë që kthejnë hundët në kombëtare dhe mendojnë se vetëm klubi ka rëndësi. Sepse kanë para atje.

Luajtëm keq në mbrojtje? Jo vetëm në mbrojtje por edhe në sulm. Sa situata kemi pasur, një apo dy? Kështu nuk ia del. Çekët treguan se duhet të jesh i përgatitur, agresiv dhe mbi të gjitha të vraposh e të luftosh.

Dhe jo si ne, që fluturuam dhe kaq. Ata na treguan vendin në skenën ndërkombëtare.

Tanët u paraqitën pa përkushtim, pa luftë, pa asnjë mendim.

Paraqitja e Lewandowski? A ka luajtur? Le të flasë vetë për këtë.

Ndeshja e të hënës kundër Shqipërisë? Nuk do të jetë e lehtë me ta dhe këtë e dimë tashmë sot. Çekët na treguan rrugën, duhet të luftosh në mënyrë agresive. Ishte kënaqësi t’i shikoje.

Të gjithë e dinin se cili ishte ndryshimi”, kështu e komentoi legjenda polake situatën e kombëtares së Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat