Dita e Kosovës

Futboll

Dita e Kosovës

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:55
Pamje nga konferenca

Kosova do të nisë sot kualifikueset e Europianit 2024 në një transfertë të vështirë ndaj Izraelit, ndeshje e cila do të luhet në orën 18:00.

Në prag të kësaj sfide, në konferencën për shtyp me mediat, ka folur trajneri francez Alain Giressi, si dhe portieri i Empolit, Samir Ujkani.

“Është normale që të ketë presion.

Tërë këtë presion duhet ta marrim mbi vete. Këtë presion duhet ta kthejmë në një motiv shtesë. Mjafton të jetë mbi mua, jo mbi ekipin. Ne duhet të jemi në gjendje që ta përballojmë edhe presionin në stadium.

Nëse Kosova është ekip me më shumë përvojë, duhet provuar të fitojmë. Përmes saj duhet të mundohemi që të marrim fitore nga kjo përballje”, u shpreh trajneri  Giressi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat