Uzuni ndjen keqardhje

Futboll

Uzuni ndjen keqardhje

Më: 28 mars 2023 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja Polonia - Shqipëria

Myrto Uzuni ka pasur rastin më të mirë në ndeshjen ndaj Polonisë për ta shmangur humbjen e Shqipërisë, vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes.

Por reprezentuesi shqiptar nuk arriti ta dërgonte në rrjetë një top nga afërsia, duke mbetur në fuqi epërsia e Polonisë.

27-vjeçari shënon vazhdimisht me fanellën e Granadas në La Liga 2, ku është edhe top shënuesi i këtij kampionati në Spanjë, por me Shqipërinë fati po ia kthen shpinën.

Uzuni pas ndeshjes ka thënë se është i dëshpëruar me rastin e humbur dhe që largohen pa pikë, por ka premtuar dy fitore për tifozët në muajin qershor.

Pas kësaj ndeshjeje duhet të dilni me kokën lart?

Ishte shumë ndeshje e mirë nga ana jonë. Ekipi polak është shumë i fortë, por ne u vendosëm mirë në fushën e lojës dhe nuk u lejuam mundësi. Patëm rastet tona, por ky është futbolli.

Sa do ta mbani në mendje atë rastin tuaj në fund?

Ishte një rast shumë i mirë dhe mendoj se kur luaj sulmues qendre, kam edhe më shumë hapësira.

Skema e re duket sikur është fiks për ju?

Është nëj skemë e mirë, pasi vendosemi mirë taktikisht dhe besoj që në ndeshjet e tjera do të marrim fitore.

Cili është mesazhi që do t’u jepni tifozëve?

Trajneri na uroi për shpirtin dhe zemrën që vumë në fushën e lojës.

Në qershor na presin dy ndeshje, ku duam të marrim dy fitore për tifozët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat