Haaland nuk stërvitet

Futboll

Haaland nuk stërvitet

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:18
Erling Haaland

Erling Haaland është në dyshim të fortë për super ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Liverpoolit.

Sulmuesi norvegjez, ditën e sotme nuk është stërvitur me ekipin pas një problemi në ijë, që e detyroi të humbiste ndeshjet e kombëtares së tij.

Bomberi cilësohet vendimtar në lojën e Guardiolës, pasi këtë sezon ka shënuar më shumë gola aq sa ndeshje ka luajtur. Në 37 sfida në të cilat është aktivizuar në të gjitha kompeticionet, ai ka shënuar 42 gola.

Sfida me Liverpoolin cilësohet e rëndësishme për “Qytetarët” që duhet të ruajnë ritmin e Arsenalit nëse dëshirojnë që të luftojnë deri në fund për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat