Idrizi: Keqardhje se si e humbëm ndeshjen

Futboll

Idrizi: Keqardhje se si e humbëm ndeshjen

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:38
Shpëtim Idrizi.

Mungesa e vetëbesimit po u kushton me rezultate negative në këtë kampionat, ka thënë psa ndeshjes trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.

Trepça ’89 të shtunën humbi në udhëtim te Prishtina me rezultatin 4:1, ani pse shënoi e para.

“Është për të ardhur keq kjo humbje sepse shënuam të parët kundër Prishtinës dhe kishim përparësi të madhe”.

“Gjithçka ishte në favorin tonë.

Patëm raste ta dyfishonim apo trefishonim rezultatin, nuk shënuam.

Në pjesën e dytë na mungoi vetëbesimi dhe kjo na kushtoi me humbje”.

“Janë edhe nëntë ndeshje deri në fund. Me këtë humbje jemi pak prapa. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë moment deri në fund”, është shprehur Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat