Daja i zhgënjyer

Futboll

Daja i zhgënjyer

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:16
Ilir Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se Malisheva luftoi fort për të mos u mposhtur në Suharekë.

Ai ka thënë se ishin të tepërta dy gabimet e futbollistëve të tij në fund të takimit Ballkani – Malisheva.

Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi 2:2 ndaj Malishevës. Madje, deri në fund ishte në epërsi dyshifrore, por u befasua me dy gola të shpejt të mysafirëve.

“Gabimet janë në futboll, por dy gabimet në fund ishin të evitueshme nga ana jonë.

Gabimet e rikthejnë ekipin në lojë, ashtu kemi bërë ne.

Malisheva luftoi fort dhe nuk i mohohet assesi angazhimi për të dalë të pamposhtur në këtë takim. Ishin të tepërt dy gabimet në fund. Unë tash po e marr vesh që Drita ka barazuar, por në radhë të parë ne duhet të shohim punën tonë dhe t’i fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Daja për ArtSport..

Ballkani është i dyti me një pikë më pak se liderja Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat