Messi e barazon rekordin e Ronaldos

Futboll

Messi e barazon rekordin e Ronaldos

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:12
Lionel Messi

Lionel Messi shtoi një rekord të ri në rezymenë e tij këtë të shtunë, që është ai i të qenit golashënuesi më i mirë në historinë e top pesë ligave kryesore.

Me golin e shënuar të shtunën ndaj Lens, argjentinasi i PSG-së arrin në 495 gola, saktësisht njësoj si Cristiano Ronaldo para se të nisej për në Arabinë Saudite.

Argjentinasi ka shënuar 21 gola në dy sezone në Ligue 1, teksa 474 me Barcelonën në La Liga.

Nga ana tjetër, Cristiano ka realizuar 495 gola; 84 me Manchester United; 311 në Real Madrid; 81 në Juventus; dhe 19 në qëndrimin e tij të dytë në United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat