Bregallnica - Shkëndija luhet të shtunën

Futboll

Bregallnica - Shkëndija luhet të shtunën

Më: 21 prill 2023 Në ora: 15:18
Shkëndija

Dueli i xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës luhet të shtunën në Shtip.

"Kuqezinjtë në fundjavë i pret një transfertë e rëndësishme në luftën për titullin kampion. 

Bregallnica është rivali i Shkëndijës në xhiron e 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ekipi drejt Shtipit do të udhëtojë me vendosshmëri për të marrë tre pikë kapitale. 

Komisioni për Gara pranë FFM-së tashmë zyrtarisht ka njoftuar se takimi Bregallnica-Shkëndija do të luhet të shtunën (22.04.2023) në stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim në orën 16:00 dhe i njejti do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Radio Televizionin e Maqedonisë dhe në platformën Arena Sport", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat