Messi flet pas “rrëmujës”

Futboll

Messi flet pas “rrëmujës”

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:39
Messi

Leo Messi është kthyer në një çështje në Francë, ku pas mungesës në seancën stërvitore të së hënës, u dënua nga klubi me 2 ndeshje pezullim, ndërkohë që pati protesta dhe ofendime nga tifozët.

Ylli argjentinas ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ku u kërkon falje bashkëlojtarëve të tij dhe tifozëve, duke justifikuar se e kishte të pamundur për të ndryshuar axhendën e tij, çka e kishte bë

“Përshëndetje. 

Para së gjithash, u kërkoj falje sërish bashkëlojtarëve të mi në klub. Sinqerisht mendova se do ta kishim ditën e pushimit pas ndeshjes siç kishim bërë më parë.

E kisha organizuar këtë udhëtim në Arabinë Saudite, të cilin e kisha anuluar më parë dhe nuk munda të shkoja. Edhe një herë, kërkoj falje për atë që bëra..

Do të jem këtu, duke pritur të shoh se çfarë dëshiron të bëjë klubi, asgjë më shumë. Një përqafim.

”Në Francë janë shtuar zërat se Messi mund të mos zbresë më në fushën e lojës me fanellën e PSG-së, teksa pas pezullimit të tij do të jenë dhe tre ndeshje në fund. Në fundin e sezonit kontrata e Messit do të përfundojë dhe ai do të largohet në verë, por ka mbetur ende i pacaktuar destinacioni i ri, ku deri më tani është përfolur rikthimi tek Barcelona, një superofertë nga arabët e Al-Hilal, si dhe interesimi konkret i Inter Miami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat