Courtois: Është e lehtë të fajësohet ai

Futboll

Courtois: Është e lehtë të fajësohet ai

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:47
Courtois

Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit duke mposhtur Osasunën në finale.

Një tjetër trofe për Los Blancos dhe për trajnerin Carlo Ancelotti që tani do të duhet të mendojë për Champions League dhe gjysmëfinalen kundër Manchester City.

Në fakt, kupa me veshë të mëdhenj mbetet objektivi real i sezonit duke qenë se në La Liga tashmë Barcelona e ka në dorë titullin. Thibaut Courtois foli për “dështimin” në kampionat.

Portieri foli për sezonin e La Liga dhe për vendin e tretë aktual, 1 pikë larg nga Atletico Madrid i vendit të dytë dhe mbi të gjitha shumë larg nga kryesuesit e Barcelona-s, që janë 14 pikë përpara.

“Në La Liga nuk kishim atë që duhej për të bërë më mirë dhe për të fituar.

Mendoj se është e lehtë të fajësosh trajnerin, por duhet të shikojmë edhe veten, lojtarët”, tha Courtois.

“Ne lojtarët nuk kemi luajtur ndeshjet më të mira për të luftuar në kampionat deri në fund.

Të gjithë janë të kënaqur me Ancelottin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat