​Formacionet e mundshme, Juventus-Sevilla

Futboll

​Formacionet e mundshme, Juventus-Sevilla

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:27
“Allianz Stadium”

Në “Allianz Stadium” në Torino do të zhvillohet sonte dueli i parë gjysmëfinal i Ligës së Evropës ndërmjet Juventusit dhe Sevillës.

Fituesi i dy ballafaqimeve do të kalonte në finalen e këtij kompeticioni dhe shihet se favorit ndaj dy gjysmëfinalistëve të tjerë, Roma-Bayer Leverkusen, që po ashtu ballafaqohen sonte.

Sevilla është skuadër që në vitet e fundit e ka dominuar këtë kompeticion duke e fituar atë gjashtë herë që nga sezoni 2005-06, derisa Juventusi nuk është në formën më të mirë sa i përket rezultateve, e as aspektit financiare brenda klubit.

Gjithsesi, ndeshja e sotme pritet të ofrojë spektakël, me të dy skuadrat që synojnë të bëjnë hapin e parë drejt finales.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Sandro; Cuadrado, Fagili, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic

Sevilla (4-2-3-1): Bono; Navas, Bade, Rekik, Acuna; Fernando, Gudelj; Ocampos, Rakitic, Gil; En-Nesyri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat