Allegri mohon

Futboll

Allegri mohon

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:52
Allegri

“Bardhezinjtë” e Juventus kaluan një sezon plot ulje-ngritje, që nga dënimi paraprak prej 15 pikësh e te rikthimi i tyre në fund të sezonit e deri te dështimi në gjysmë-finalet e UEFA Europa League, përballë një kundështari si Sevilla.

Mirëpo, pas gjithë këtyre peripecive, tekniku Massimiliano Allegri sërish kërkon të qëndrojë te Juventus-i i tij dhe një gjë të tillë “numri 1” i pankinës së “bardhezinjve” e ka konfirmuar dhe gjatë një komunikimi me mediat në prag të përballjes me Empoli-n.

“Kam një kontratë dyvjeçare dhe kam 100% shanse të qëndroj në lidhje me vendimin tim.

Megjithatë, nuk mund të vendos për të tjerët”,- tha tekniku Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat