Ja si është situata pas javës së 35-të

Futboll

Ja si është situata pas javës së 35-të

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:27
Tabela

Ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore kanë dhuruar rezultate të cilat kanë ndryshuar thuiasje tërësisht panoramën në luftën për titull, por edhe Europën e mbijetesën.

Fitorja e Partizanit dhe barazimi i Tiranës, kanë bërë që tashmë të jenë të kuqtë në vendin e parë, edhe pse me pikë të barabarta, falë përballjeve direkte, pasi kanë bilanc më të mirë në derbi.

Ndërkaq, është Teuta që e sheh veten në zonën e Europës falë fitores ndaj Egnatias, pasi Vllaznia la pikë në Shkodër përballë Laçit,

Në fund, Kastrioti ka rënë nga kategoria, ndërsa Bylisi mban gjallë shpresat për play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat