Çfarë pret nga Juventusi?

Futboll

Çfarë pret nga Juventusi?

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:28
Pioli

Milanin e Piolit e pret ndeshja e madhe me Juventusin, në kuadrin e javës së 37-të të Serie A.

Kuqezinjtë po luftojnë për zonën e Champions League, edhe për shkak të penalizimit me minus 10 pikë që goditi së fundi bardhezinjtë: “Milani duhet të bëjë një lojë të shkëlqyer për të fituar tri pikët dhe mbyllur diskutimin mbi vendin e katërt”.

Çfarë pret nga Juventusi?

"Kishim kohë pa pasur një javë pune në dispozicion dhe e shfrytëzuam për të rikuperuar energjitë, për t’u përgatitur për ndeshjen.

Juventus-Milan flet vetë, do të gjejmë një skuadër të motivuar dhe të koncentruar, pastaj në shtëpi bardhezinjtë kanë marrë më shumë pikë se gjithë të tjerët.

Do të jetë një sfidë themelore për qëllimin tonë, qoftë vendi i katërt apo diçka më e mirë", thotë Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat