Talentët që po vijnë

Futboll

Talentët që po vijnë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 30 maj 2023 Në ora: 11:44
KICK IN

Në Turneun Ndërkombëtar të Futbollit U11 "Meyrin Cup 2023", në mesin e 24 ekipeve të shteteve më të zhvilluara të futbollit si Anglia, Spanja, Italia, Franca dhe Zvicëra, ishte edhe ekipi nga Prishtina FC KICK IN.

Ata patën ballafaqime me ekipe të mirënjohura si Stoke City, Deportivo La Corogne, Juventus Academy, Losanne, Champel FC, Meyrin, DB Academy etj.

Gjatë fundjavës për dy ditë, përfaqësuesi ynë KICK IN, zhvilloi 11 ndeshje nga 20 minuta, prej tyre 4 fitore, dy barazime, tri takime të tjera në kohë të rregullt përfuanduan me rezultat të barabatë, por në fazën e pjesës finale i humbën pas penalltive dhe pësuan dy disfata.

Sjellja e njomakëve nga Prishtina ishte shumë e mirë dhe për këtë fjalë miradie patën edhe mikpritësit e këtij turneu.

Një falenderim i veçantë shkon për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë e në veçanti për vëllezërit Salihu të cilët u përkujdesën për akomodimin në familjet e tyre të njomakëve nga Kosova.

Kështu në bazë të cilësisë mund të thuhet se ekipi ynë pati një paraqitje shumë të mirë pasi në përfundim u gjenden në mesin e 8 ekipeve më të mira. Kur kihet parasysh se pjesa dërmuese e tyre për herë të parë kanë dalë nga Kosova dhe ishin pjesëmarrës në një turne ndërkombëtar.

Për këtë pjesëmarrje një kontribut të veçant kanë dhënë edhe trajnerët me Licencë të FIFA-së, Gazmend Haliti dhe Kushtrim Munishi.

Me këtë paraqitje në këtë turne ndërkombëtare mund të thuhet se e ardhmja e futbollit të Kosovës është e ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat