Te Real Madrid doli i tepërt

Futboll

Te Real Madrid doli i tepërt

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:50
Marco Asensio

Mesfushori spanjoll Marco Asensio është pranë transferimit te skuadra e Aston Villa. 27-vjeçari duket se nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën e Real Madrid, e cila skadon më 30 qershor.

Për pasojë, ky transferim te skuadra e njohur angleze do të jetë me koston zero.

Një përforcim me vlera për Aston Villa, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Conference League.

Jorge Mendes, menaxheri i Asensio, ka nisur prej kohësh bisedimet me skuadrën angleze, që është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 4-vjeçare, me një rrogë më të mirë se ajo që merr te Real Madrid.

Për lojtarin ishte interesuar edhe Milan.

Asensio është një nga mesfushorët më të mirë spanjollë të viteve të fundit, që edhe këtë sezon ka realizuar 12 gola në 50 ndeshje me skuadrën “merengues”. Gjithsesi, duket se ai nuk bën më pjesë në planet e skuadrës madrilène.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat