Ousmane Dembele në listë

Futboll

Ousmane Dembele në listë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 00:10
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele në listë!

Me Messin që ka shumë të ngjarë të largohet nga PSG, skuadra pariziene tashmë po kërkon kandidatë për të përforcuar vijën e sulmit të skuadrës për sezonet e ardhshme.

“L’Equipe” thekson se janë katër kandidatë për të nënshkruar me PSG këtë merkato verore. Kolo Muani, Bernardo Silva, Ousmane Dembele si dhe Hojberg janë emrat në këtë listë.

Dembele ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, me një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, gjysma e së cilës do të shkonte në xhepin e lojtarit dhe gjysma tjetër në arkën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat