Rice: Ne duam të shkruajmë historinë

Futboll

Rice: Ne duam të shkruajmë historinë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:50
Rice

Finalja e Conferencë League-s mes West Hamit dhe Fiorentinës, mund të jetë ndeshja e fundit e yllit anglez, Declan Rice për West Hamin.

Rice kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, andaj finalja mund të jetë dueli lamtumirës për anglezin tek West Hami.

Megjithatë, Rice ka folur për duelin final kundër Fiorentinës.

Ai shpreson se skuadra e tij, do të fitojë trofeun e Conferencë League.

“Të gjithë mendojmë për këtë finale. Unë kam luajtur në një finale dhe e kam humbur.

Ne të gjithë po ëndërrojmë. Gjithashtu edhe tifozët po ëndërrojnë”, ka thënë Rice.

“Ne jemi gati për çdo gjë. Është ndeshja e fundit e sezonit dhe do të japim gjithçka për klubin, për ne dhe për tifozët”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat