Jo vetëm në Budapest, finalja luhet edhe në Olimpico

Futboll

Jo vetëm në Budapest, finalja luhet edhe në Olimpico

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:43
Tifozët

Sevilla - Roma është finalja që prodhoi edicioni i sezonit 2022/2023 në Europa League teksa fituesi do të ndahet mbrëmjen e së mërkurës në orën 21:00 në stadiumin Puskas Arena të Budapestit.

Spanjollët njihen si një nga skuadrat eksperte të këtij trofeu megjithatë Roma do të tentojë triumfin e dytë radhazi europian të udhëhequr nga trajneri Jose Mourinho.

Entuziazmi është i lartë në radhët e italianëve teksa tifozët verdhekuq pritet të shumtë në numër në Budapest.

Megjithatë, jo vetëm në Hungari, kryqytetasit do të mund ta ndjekin sfidën edhe në Olimpico për të gjithë tifozët që nuk gjetën biletë për në stadiumin Puskas Arena.

Kështu, në impiantin e verdhekuqve do të vendoset një monitor gjigand ku tifozët do të mund ta ndjekin ndeshjen finale dhe ta shijojnë në një atmosferë të vërtetë stadiumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat