Tifozët e Galatasarajt e teprojnë me festën

Futboll

Tifozët e Galatasarajt e teprojnë me festën

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:50
Tifozët e Galatasarajt

Galatasarai arriti të fitonte titullin kampion në Turqi, duke mundur me rezultatin 1-4 skuadrën e Ankaraguçu, teksa festimet në rrugë kanë qenë të shumta, e madje shpesh herë të tepërta.

Një grup i tifozëve të Gallatës, kanë sulmuar një makinë ku brenda ishte një tifoz i skuadrës së Ankaraguçus.

Ky i fundit, ka arritur të reagojë në kohë dhe ka dalë nga makina, duke iu drejtuar atyre një hanxhar e duke i sulmuar.

Në pak sekonda, të gjithë tifozët e Galatasarait u shpërndanë, duke u larguar me vrap nga makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat