Dëmtimet një makth, pse duhet të ruhen kuqezinjtë e Kombëtares

Futboll

Dëmtimet një makth, pse duhet të ruhen kuqezinjtë e Kombëtares

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 00:35
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë më 17 qershor ku do të presë në “Air Albania” Moldavinë dhe tri ditë më vonë do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe.

Në këto dy takime, objektivi i vetëm është marrja e gjashtë pikëve, duke forcuar pozitat në grupin ku ndodhemi.

Pak ditë më parë, trajneri Silvinjo ka publikuar edhe listën me lojtarët që do t’u besojë këto dy takime.

Mungesa të rëndësishme janë ato të Armando Brojës dhe Marash Kumbullës, të dy për shkak dëmtimi.

Por, sa i përket çështjes së dëmtimeve, në ndeshjen e parë të grupit me Poloninë, ekipi përfaqësues vuajti jo pak nga dëmtimet dhe për më tepër, futbollistë që shihen si titullarë në ekip.

Gjimshiti, Ismajli dhe Bare nuk ishin.

Ndërkohë që jemi në fundin e sezonit, disa prej kuqezinjve nuk kanë mbaruar ende angazhimin e tyre me klubet, teksa ka edhe nga ata që do të zbresin në fushë këtë fundjavë, në Serinë A më së shumti, por edhe në kampionate të tjerë.

Kujdesi duhet të jetë maksimal, sepse për pak ditë do të veshin fanellën kuqezi në kualifikueset e qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat