Konfirmohen dy vazot e para

Futboll

Konfirmohen dy vazot e para

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:55
Trofeu i Champions League

Liga e Kampionëve për sezonin e ri ka filluar të marrë formë, me vazot që po shkojnë drejt konfirmimeve.

Dy të parat duket se janë kompletuar, teksa dy të parat janë të konfirmuara.

Në vazon e parë ndodhen të gjitha kampionet, të cilat janë: Mançester Siti, Sevilja, Barcelona, Napoli, Bajerni i Mynihut, PSG, Benfika dhe një midis Fejnordit dhe Interit. Kjo dtë vendoset pas finales së Stambollit.

Nëse zikaltërit do të triumfojnë, atëherë do të jenë ata në vazon e parë, ndërsa Fejnordi do të zbresë në të tretën, në të kundërt, Interi do të qëndrojë në vazon e dytë.

Te kjo e fundit bëjnë pjesë skuadrat: Real Madrid, Mançester Junajtid, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, RB Lajpcig, Porto dhe Arsenali.

Skuadra e tetë do të vendoset gjithashtu nga Interi, i cili nëse fiton Champions-in, vendin e tij do ta zërë Shaktjori i Donjetskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat