Gati firma me kundërshtarët e Ronaldos

Futboll

Gati firma me kundërshtarët e Ronaldos

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:04
Karim Benzema

Gati firma me kundërshtarët e Ronaldos!

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja, nga ku raportohet se sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është një hap larg transferimit në Arabinë Saudite, te klubi i Al Ittihad.

Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit nëse do të bashkohet me kundërshtarët e Cristiano Ronaldos, njëkohësisht kampionët e këtij sezoni në Arabinë Saudite.

Kontrata e Benzema me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero pas 14 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat