Duro: E mirëpres Shehin në kampionatin maqedonas

Futboll

Duro: E mirëpres Shehin në kampionatin maqedonas

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:44
Shpëtim Duro

Trajneri i FC Struga TL, Shpëtim Duro, kampion i ri i Maqedonisë, ka shprehur komplimente për drejtuesit strugan. 

Pritet që trajneri i Tiranës, Orges Shehi, të jetë në krye të Shkëndijës.

“Dihet që për dy mandate kam qenë trajner i Shkendijës, i di mundësitë në atë klub.

Shehin e njoh mirë, ka qenë portier në disa ekipe ku unë e stërvitesha.

Nëse ai tashmë vjen te Shkendija, atëherë e mirëpres në kampionatin e Maqedonisë, por këtu deklaroj se do ta mund”, ka thënë Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat