Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm

Futboll

Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 23:46
Chelsea

Real Madrid ka nisur nga “gjuetia” e talenteve të rinj që mund të zëvendësojnë denjësisht një emër si Benzema në sulm.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, “Los Blancos” po ndjekin me shumë interes Kai Havertz.

Sulmuesi 23-vjeçar i Chelsea-t duket se nuk mund të gjejë hapësira të mjaftueshme me ndryshimet e bëra në sezonin e fundit dhe ato që pritet të ndodhin në merkaton e kësaj vere të londinezët, gjë e cila mund ta shtyjë gjermanin të ndryshojë ambient.

Në këto kushte madrilenët janë duke qëndruar në gatishmëri për çdo të re nga “kampi” i Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat