“Tradhtia” e radhës?

Futboll

“Tradhtia” e radhës?

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:35
Tifozët

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund.

Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira e tij dhe gjithë tifozëve verdhezinj nuk u realizua në javën e fundit.

29-vjeçari, autori i 63 ndeshjeve me kombëtaren luzitane, ka dalë lojtar i lirë dhe nuk po nxitohet në lidhje me skuadrën e ardhshme. Atletico Madrid mbetet një opsion konkret, por garës i është bashkuar edhe Bayern Munchen.

Agjenti i Guerreiros është takuar me përfaqësues të Atletico Madrid, por edhe bavarezët po kërkojnë për një mbrojtës të majtë. Dhe në Mynih kanë një simpati të vjetër për të siguruar përforcime nga Dortmundi.

Lojtarin portugez e kërkon edhe Nice, por e ardhmja e tij pritet të jetë Spanja ose Bayerni. Klube që nuk duan të humbin mundësinë për të firmosur me një lojtar me kualitet dhe eksperiencë. Aq më tepër pa paguar për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat