Largimet e fundit e bëjnë Realin për histori

Futboll

Largimet e fundit e bëjnë Realin për histori

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 17:34
Real Madrid

Benzema u zyrtarizua si largimi më i fundit nga Reali i Madridit dhe kjo erdhi vetëm pak orë pasi u vendos që të largoheshin edhe Hazard e Asensio.

Të tre futbollistët e kanë mbyllur aventurën e tyre me Realin pasi kanë arritur të fitojnë gjithçka me këtë fanellë ndërkohë që një fakt interesant lidhet me numrat e fanellave. Real Madrid ka të lirë aktualisht numrat 9, 11 dhe numrin 7.

Të tre këto numra, janë mbajtur nga futbollistë që kanë arritur të lënë gjurmë në Real, duke hequr këtu Hazard që nuk e ka justifikuar.

Me shumë gjasa, numri 11 do të rezervohet shumë shpejt duke qenë se është Vinisius ai që e kërkon në fanellë ndërkohë që numrat 7 dhe 9 mbeten ende të lirë.

Ditët në vijim, natyrisht që do të ketë edhe afrime të reja dhe luksi për të zgjedhur numrin, nuk vjen shpesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat