De Bruyne: Finalja do të jetë 50 me 50

Futboll

De Bruyne: Finalja do të jetë 50 me 50

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:40
Kevin De Bruyne

E shtuna, data 10 qershor po vjen dhe Stambolli do të përjetojë një finale Champions League të magjishme, aty ku Manchester City dhe Inter do të luftojnë për trofeun e shumëkërkuar.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Kevin De Bruyne ka komentuar këtë sfidë dhe rëndësinë e saj. City e do dëshpërimisht këtë trofe, pasi i mungon në tavolinën e suvenirëve.

“Interi? Është një skuadër e shkëlqyer.

Ne nuk jemi favoritë, sepse finalet janë gjithnjë 50 me 50 dhe gjithmonë të vështira për t’u menaxhuar.

E dimë që në fushë do të ketë momente të vështira, por duhet të bëjmë punën tonë dhe të fitojmë. Interi do të provojë të njëjtën gjë.

Kanë mbërritur në finale dhe në këtë nivel të një kompeticioni si Champions League, nuk gjen skuadra të lehta. Duhet t’i respektojmë.

Champions ështëa një trofe që nuk e kam fituar ende. Kështu që do të dëshiroja të mund ta bëja.

Stërvitem në maksimum dhe shpresoj që të luaj një ndeshje të madhe dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë.

Presion? Nuk ndjejmë presion ekstra.

Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm, pavarësisht nga rezultati në Stamboll, mendoj se duhet ta çmojmë punën që kemi bërë.

Pastaj duhet të kërkojmë që të jemi sa më gati që të jetë e mundur dhe të shkojmë atje për të luajtur një tjetër ndeshje të madhe, ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë sezonit. Shpresojmë që të mjaftojë për të fituar”, është shprehur mesfushori belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat