PSG merr vendim për Galtier

Futboll

PSG merr vendim për Galtier

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:24
Christopher Galtier

Kampioni francez, Paris Saint-Germain ka marrë një vendim për të ardhmen e trajnerit, Christopher Galtier, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Bëhet e ditur se PSG do të ndajë rrugët me Galtier, pasi që tekniku francez nuk do të jetë trajneri i skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Vendimin Galtier ia ka komunikuar në sy drejtori sportiv i PSG, Luis Campos, dhe procesi për të arritur një marrëveshje për shkëputje kontrate është duke u zhvilluar.

Julian Nagelsmann është kandidati kryesorë në listën e PSG-së për tu bërë trajneri i ri i skuadrës, pasi që klubi është duke punuar për të arritur marrëveshje me teknikun gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat