Sadiku dhe Skuka ende në “tavolinë”

Futboll

Sadiku dhe Skuka ende në “tavolinë”

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 20:24
Sadiku

Partizani fillimisht po mendon për zgjidhjen e situatës së trajnerit, por ndërkohë po lëviz edhe për afrimet, pasi koha për Europën nuk premton shumë.

Nga burime pranë klubit se Egzon Bejtullai është në bisedime me Partizanin dhe po konsideron edhe të kuqtë si një mundësi për të vijuar karrierën. Në fakt raportohet se bisedimet kanë nisur që me Marinin dhe vazhdojnë edhe tani me Abilaliajn.

Ish-kapiteni i Shkëndijës, me të cilën u nda këtë verë pas shumë sezonesh, do të ishte profili i duhur i lojtarit, që i duhet Partizanit në mbrojtje. Eksperienca e tij është një element që mungon te të kuqtë. Për të ka interes edhe nga rivalët e Tiranës.

Armando Sadiku vijon të mbetet një opsion për Partizanin për Kupat e Europës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se 32-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë me klubin e Kartagjenës, ku shënoi 8 gola në pjesën e parë të sezonit, por më pas u abonua me stolin. Aktualisht sulmuesi ka ardhur në Tiranë, ku do të angazhohet me Kombëtaren në ndeshjet eliminatore të “Euro 2024”.

Partizani i ka bërë një propozim për ndeshjet e Europës, por ende nuk ka marrë përgjigje finale nga elbasanasi. E njëjta gjë është edhe Xhuliano Skukën, por në këtë rast janë të përfshira disa palë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat