Më shumë pushtet për Piolin

Futboll

Më shumë pushtet për Piolin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 15:22
Pioli

Me lamtumirën e Paolo Maldinit dhe Frederik Masarës, në Milano fillon një epokë e re, në të cilën disa figura do të kenë një rol edhe më qendror në klub: mes tyre është edhe Stefano Pioli, që jo vetëm është konfirmuar në postin e tij, por tani e tutje do të jetë edhe më shumë në qendër të projektit të “RedBird”.

 Pioli, i cili do të duhet të merret me administratorin Furlani dhe shefin e skautëve Xhefi Monkada, do të jetë në gjendje të ketë një ndikim më të madh në strategjitë e tregut dhe do të përfshihet më drejtpërdrejt në zgjedhjen e blerjeve dhe shitjeve.

Trajneri kuqezi, i cili do të bëhet një lloj trajneri si ata të tipit anglez (edhe nëse në Angli detyrat e trajnerit dhe drejtorit sportiv praktikisht përkojnë, te Milani do të jetë diçka edhe më ndryshe).

Madje hapat e para në këtë sens kanë filluar, me Piolin që dje ka pasur një takim në selinë e klubit me ata që do tani e tutje do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat