Morata kërkon rikthimin te Juventusi

Futboll

Morata kërkon rikthimin te Juventusi

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:12
Alvaro Morata

Alvaro Morata dëshiron të kthehet te Juventusi për të tretën herë në karrierën e tij.

Spanjolli ka edhe një vit në kontratën e tij me Atletico Madridin dhe është duke u përpjekur që të rikthehet në Allianz Stadium.

Sulmuesi është i gatshëm ta zvogëlojë pagën prej tetë milionë eurosh, mirëpo transferimi te Zonja e Vjetër varet nga shitja potenciale e Dushan Vlahoviq dhe e ardhmja e Arek Milik, të cilit i skadon kontrata këtë muaj.

Morata për herë të parë u transferua te Bianconerët në vitin 2014 duke luajtur për dy sezone, pasi Real Madridi e shfrytëzoi klauzolën e riblerjes në vitin 2016.

Pas rikthimit te Los Blancos, shitjes te Chelsea dhe transferimit te Atletico Madridi, ai u rikthye te Juventusi në formë huazimi dyvjeçar (2020-2022), ndërsa klubi italian nuk e shfrytëzoi të drejtën për ta blerë kartonin e tij, ashtu që u kthye në kryeqytetin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat