Roma piketon “yllin” e Premier League

Futboll

Roma piketon “yllin” e Premier League

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 00:18
Youri Tielemans

Roma piketon “yllin” e Premier League!

Pas zyrtarimit si një transferim i lirë të mesfushorit francez të Lyon, Houssem Aouar, si dhe negociatava për të afruar në “Stadio Olimpico”, sërish si një transferim të lirë mbrojtësin e Eintracht Frankfurt, Evan N’Dicka, “verdhkuqtë” e Roma nuk kanë të ndalur dhe tashmë po kërkojnë transferimin e një tjerët lojtari me parametra 0.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, “verdhekuqtë” po përpiqen gjithashtu të afrojnë “arkitektin” belg të mesfushës, Youri Tielemans, me kontratën e këtij të fundit, që është pranë skadimit me “dhelprat” e Leicester.

Për mesfushorin belg interesohen gjithashtu dhe Aston Villa, Galatasray e Milan, me “verdhekuqtë” që nuk mund të konkurrojë me shifrat e ofruara nga “rivalët”, por Roma mund të luajë kartën e Jose Mourinho, me Tielemans, që mund të mësojë shumë nën udhëheqjen e teknikut portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat