E ardhmja plot dilema

Futboll

E ardhmja plot dilema

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:52
Kylian Mbappe

Pasi i dërgoi letër drejtuesve të PSG-së në lidhje me vendimin për të mos rinovuar kontratën, Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për të ardhmen.

Ylli francez ka edhe një vit kontratë me kampionët në fuqi të Ligue 1, që mund të detyrohen ta shesin nëse nuk firmoset kontrata e re.

Presidenca e PSG-së e ka bërë të qartë se nevojiten të paktën 150 milionë euro për të nisur bisedimet e shitjes së 24-vjeçarit.

E ardhmja e të cilit është prej vitesh e lidhur me një transferim te Real Madrid.

“Do të firmosim me Mbappe, por jo gjatë kësaj merkato verore”, u shpreh disa ditë më parë Florentino Perez.

Ndërkohë, vetë Mbappe ka qetësuar tifozët e PSG-së, duke theksuar se do të luajë edhe një sezon në “Parc des Princes”. Me synimin për t’i dhuruar skuadrën trofeun e Champions League.

“E kam thënë tashmë se do të qëndroj te PSG. Një gjë të tillë e kam thënë përpara se të krijohej gjithë kjo zhurmë. Mos të harrojmë se gjatë një viti ndodhin shumë gjëra. Sidomos në një klub si PSG”, deklaroi Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat