Hadergjonaj vërshohet nga ofertat

Futboll

Hadergjonaj vërshohet nga ofertat

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:11
Hadergjonaj

Florent Hadergjonaj do të largohet nga Kasimpasa pas tre viteve e gjysmë qëndrimi në Stamboll.

Mbrojtësi i djathtë kosovar ka shkëlqyer në klubin turk dhe ofertat për të nuk mungojnë, kryesisht nga klubet turke, por së fundmi edhe nga Greqia.

Trabzonspor, Istanbul Basaksehir e Adan Demirspor duan ta mbajnë Hadërgjonajn në Turqi, me lojtarin që më 1 korrik do të mbetet i lirë pas skadimit të kontratës me Kasimpasan.

Por së fundmi gara për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit fantastik nga Kosova është shtuar edhe me ‘Big 4’ nga kampionati elitar grek.

Mediumi grek SDNA.gr ka raportuar se skuadrat se Hadergjonaj ndodhet në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha greke si Olympiacos, Panathinaikos, PAOK dhe AEK Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat