Kukësi siguron përforcimin e parë

Futboll

Kukësi siguron përforcimin e parë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:16
Tifozët e Kukësit

Kukësi është përballur me largime të shumta gjatë kësaj periudhe. Skuadra verilindore do të pësojë një riformatim total, ndërkohë që drejtuesit kanë siguruar përforcimin e parë.

SuperSport mëson se Kukësi ka arritur në parim marrëveshjen me Vasilios Zogos. 23-vjeçari grek ka provuar të luajë në Shqipëri me Bylisin në dy periudha.

Janar 2020-tetor 2020, ndërkohë që ishte pjesë e klubit ballshiot edhe në fazën e dytë të sezonit të fundit.

Zogos aktivizohet si qendërmbrojtës.

Ai luajti vetëm 106 minuta në aventurën e parë me Bylisin, teksa në edicionin e fundit luajti 11 ndeshje në Superiore.

Lojtari i lindur në Athinë, përveç disa aventurave në vendlindje, është aktivizuar edhe në Itali me skuadrën e Alessandrias. Dhe në SHBA me Michigan Stars.

Skuadra e Rrahman Hallaçit ka nisur përgatitjet të hënën, ku krahas lojtarëve që janë nën kontratë, mbi 15 lojtarë ishin në provë.

Të ardhur nga Afrika, Japonia dhe lojtarë ballkanas.

Skuadra kuksiane do të ulë buxhetin në sezonin e ri, teksa problemet e Safet Gjicit po reflektohen edhe në skuadrën verilindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat