Pogradeci fiton thellë duelin e “zjarrit” kundër Ilirisë

Futboll

Pogradeci fiton thellë duelin e “zjarrit” kundër Ilirisë

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 17:09
Lojtarët e Pogradecit festojnë

Ndeshja hapëse e javës së 12-të në Kategorinë e Parë mes Pogradecit dhe Ilirisë së Fushë-Krujës është fituar 3:0 nga liqenorët në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Rrjedha e duelit ndryshoi në minutën e 28-të, ku lojtari i miqve, Santiago Selmani, u ndëshkua me karton të kuq, pas tentativës për të kafshuar lojtarin e Pogradecit.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti gjeti golin me Kasmollari.

Në fraksionin e dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, dopietën e Godswill Chinwendu, minutat 70’ dhe 90+2’. Me sigurimin e fitores,

Pogradeci merr kreun në Kategorinë e Parë me 23 pikë, 2 më tepër se Besa dhe Iliria ndjekëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat