Prishtina i mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Prishtina i mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 15:06
Prishtina

Kampioni i Kosovës në futsall dhe fitues i Kupës së Kosovës, Prishtina 01 ka mësuar tashmë ekipet me të cilat do të përballet në raundin preliminar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.

Sot (e mërkurë), 5 korrik, është hedhur shorti për grupet në raundet preliminare në Ligën e Kampionëve në futsall.

Prishtina 01 është shortuar në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë KSC Lubawa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë).

Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni.

Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera në ‘main-raund’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat