Morata: E njoh që 12 vjet

Futboll

Morata: E njoh që 12 vjet

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:34
Alvaro Morata

Alvaro Morata ka dalë në konferencë për mediet në krah të trajnerit Diego Siomeone, në prag të ndeshjes Lazio-Atletico Madrid, e vlefshme për Champions League.

Morata është pyetur në veçanti për një nga lojtarët më në formë të momentit te Lazio, Luis Alberton dhe sulmuesi i Atleticos u shpreh se e njeh që 12 vjeç, ndërsa shton se është një nga lojtarët më të nënvlerësuar ne vendin e tyre.

“E kam njohur që kur ishim 12-13 vjeç.

Ai më duket se është një nga lojtarët më të nënvlerësuar të 25 viteve të fundit në Spanjë.

Ai është teknik, ka personalitet, e konsideroj shumë shumë të fortë”-deklaroi Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat